Vrasja në Mamurras dy vite më parë, prokuroria kërkon 107 vite burg

schedule17:59 - 16 Nëntor, 2017

schedule 17:59 - 16 Nëntor, 2017

Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar 107 vjet burg në total për 4 persona, të akuzuar për vrasjen që ndodhi në Mamurras dy vite më parë. Të pandehurit Elton Mamli dhe Tom Mamli, vëllezër me njëri-tjetrin u përfshinë në një konflikt të armatosur me kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të Trenit. Nga sherri mbeti i vdekur Naim Tafa dhe u plagosen rastesisht Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit. Nga hetimet e prokurorisë rezulton se konflikti mes dy familjeve Tafa dhe Mamli ka nisur kohë më parë në Suedi ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!