Vrasja në Laprakë, arrest me burg për Roland Muzhaqin

schedule12:45 - 30 Dhjetor, 2018

schedule 12:45 - 30 Dhjetor, 2018

Gjykata Penale e Tiranës vendosi arrest me burg për Roland Muzhaqin, i arrestuar si bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së katër ditëve më parë në Laprakë. Të enjten e 26 dhjetorit mbeti e vrarë gjatë një sulmi me armë 17 vjeçarja Griselda Gjikolaj, ndërsa mbeti i plagosur 23 vjeçari Erjon Benga. Muzhaqi u ndalua një ditë pas krimit, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili është identifikur nga grupi hetimor. Kamerat e sigurisë zbuluan Muzhaqin dhe autorin e dyshuar duke u larguar me xhup e kapuç nga vendi i ngjarjes. /abcnews.al