Vrasja në kufi për pazaret e drogës, gjykata dënon me burg autorët

schedule13:12 - 29 Tetor, 2019

schedule 13:12 - 29 Tetor, 2019

Gjykata e Korçës ka shpallur sot vendimin për vrasjen e 42 vjeçarit Zarif Alliu i cili u masakrua me mjete të forta pas prishjes së pazareve të drogës.

Dy autorët e krimit, David Myrte dhe Spiro Xholi u dënuan respektivisht me 14 dhe 17 vite burg për veprën penale të vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, Prokuroria në pretencë kishte kërkuar 18 vite burg për secilin.

Mbrojtja e të pandehurve ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave,ndërsa e ka cilësuar hetimin të paplotë dhe ngjarjen të pazbardhur.

Procesi për vrasjen e 42 vjeçarit Zarif Alla, i cili u gjet i vdekur në afërsi të kufirit me Greqinë, zgjati dy vite e gjysmë dhe u zvarrit për shkak të një letërporosie, e cila erdhi nga Greqia 7 muaj pas kërkesës së palës mbrojtëse.

Në Mars të vitit 2017, në fshatin Braçanj, u gjet i vdekur 42 vjeçari Zarif Alliu dhe i plagosur rëndë shoku i tij Mendor Burnazi.

Policia arrestoi për ngjarjen David Myrten i cili në bashkëpunim me Spiro Xholin, vranë me mjete të forta Zarif Alliun për një borxh prej 12 mijë euro që i detyroheshin viktimës pas transportit drejt Greqisë të një ngarkese me drogë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!