Vrasja në Kavajë për hakmarrje/ Policia negocion me familje e autorit per dorëzimin e tij

schedule15:04 - 22 Maj, 2023

schedule 15:04 - 22 Maj, 2023

Ky është momenti kur Habib Rexha, largohet me vrap pasi vrau pasditen e së dielës Arjan Gosën në një lokal në Kavajë. Foto është fiksuar nga një kamer sigurie pranë vendit të ngjarjes. 31 vjeçari që vijon të jetë në kërkim mban në dorë armën tip pistoletë me të cilën kreu vrasjen.

Ndërsa në këtë foto, ai është fiksuar teksa largohet me vrap për gati 200 metra, deri tek makina të cilën e kishte parkuar aty pranë.

I veshur me rroba sportive e ngjyrë të errët, në kokë ka hedhur kapuçin e bluzës, por që nuk ia mbulonte fytyrën duke u identifikuar lehtë nga policia. Mësohet se 31 vjeçari qëlloi me dorën e majtë, për shkak të problemeve shëndetësore që ka më dorën e djathtë.

Në sajë të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë zbuluar se Rexha u largua fillimisht drejt Durrësit dhe më pas dyshohet se është larguar për t’u fshehur në Kukës, nga është edhe me origjinë.

Policia ka nisur negociatat me familjen e të riut duke u kërkuar që ai të vetëdorëzohet.

Burime nga grupi hetimor thanë se Habib Rexha e kishte planifikuar hakmarrjen e të vëllait, Altinit që pas vrasjes së tij në fund të muajit mars të këtij viti.

Ai është kthyer dy javë më parë nga Italia duke mbajtur nën vëzhgim edhe lëvizjet e Arjan Gosës.

Për policinë, shkak është hakmarrja. Vëllai i autorit Habib Rexha dhe vëllai i viktimës të së dielës, Arjan Gosës vranë njëri-tjetrin në muajin mars, pas një sherri banal po në qytetin e Kavajës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!