Vijon për të tretën ditë gjetja e armës së krimit të përdorur nga autori i dyshuar Vladimir Kurti në vrasjen e ndodhur në zonën e Kamzës pak ditë më parë. Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë të cilë janë miq me dy autorët e prangosur.
Duket se policia e Tiransë dhe ekipi i polumbarëve të forcave RENEA është përqënduar vetëm të gjetjen e armës së krimit të përdorur nga Vladimir Kurti mbrëmjen e 25 prillit, ku ekzekutoi me një plumb Agim Bucin dhe plagosi gruan e tij në Kamëz.
Edhe këtë diel, përsëri kërkimet vijojnë për të tretën ditë në Lumin Tërkuzit fare pranë Zallherit. Burime zyrtare të policisë theksojnë se, pistoleta e llojit “TT model 56” nuk është gjendur ende.
Prokurorë dhe oficerët e policisë gjykqësore ndodhen në terren ku edhe është zgjeruar harta e kërkimit në bashkëpunim me banorët e zonës të cilët e njohin mirë terrenin. Njëri nga dy autorët e grabitjes, Ruzhdi Hode ka pranuar të bashkpunojnë me grupin hetimor. Ai tregoi fillimisht vendin se ku e kishte hedhur pistoletën të mbështjellë me një bluze të zezë poshtë urës së Zgafnorit si edhe, dorezat e rrobat e përdorura në gratjen e dështuar në biznesin e të ndjerit Agim Buci. Ograni i akuzës pa gjetjen e armës së krimit do ta ketë të vështirë të dërgojë dosjen e plotë në gjykatë, edhe pse si masë paraprake i ka kërkuar gjykatëses së shkallës së parën në Tiranë, Shefkie Demiri masën e “arrestit në burg”.
Autori i dyshuar i krimit Vladimir Kurti ka shprehur pendesë, bashkë me shokun e tij Ruzhdi Hode, cili ishte edhe drejtuesi i automjetit të sekuestruar nga uniformat blu.
Pavarësisht se u prangosën Kurti dhe Hode të akuzuar për grabitje me armë, vrasje dhe plagosje, polici po heton edhe për tre persona të tjerë, të cilët kanë pasur dijeni për ngjarjen. Personat në fjalë janë shokë me të ndaluarit dhe jetojnë në të njëjtën lagje me viktimën Agim Buci. /abcnews.al