Vrasja në ish-bllok, Gjykata pranon akuzat e Prokurorisë ndaj Ervis Martinajt

schedule12:31 - 3 Nëntor, 2020

schedule 12:31 - 3 Nëntor, 2020

Gjykata Penale e Tiranës, ka pranuar akuzat e Prokurorisë, dhe ka vendosur shqyrtimin e dosjes hetimore, ndaj Ervis Martinaj dhe Eljo Hato, për ngjarjen në ish-bllok ndodhur më 4-tetor 2018.

Siç raporton gazetarja e ABC Glidona Daci,  prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që çështja penale ndaj Ervin Matës dhe Mervjol Bilos është drejt mbylljes nga ana e prokurorisë së Tiranës.

Sakaq, Gjykata ka pranuar gjithashtu “Gjykimin e Shkurtuar” ndaj Ervis Martinaj dhe Eljo Hatos.

Në shkurt 2020, prokuroria dërgoi në gjykatë 4 të akuzuar për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshinë Ervin Mata, Marviol Bilo, Elion Hado dhe Ervis Martinaj.

Të pandehur janë marrë biznesmeni Ervis Martinaj, Eljo Hato.

Të pandehurit dhe akuzat:

Biznesmeni Ervis Martinaj akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit”, dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit” në kundërshtim me ligjin.

Komandoja Merviol Bilo akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxhës, viktima e ngjarjes, si dhe “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Eljo Hato, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ervin Mata akuzohet nga prokuroria e Tiranës për “moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit”.

Vrasja në ish-Bllok, ngjarja

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” në ish-bllok, pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato.

Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 5 milionë lekësh, për t’u hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Edhe Hato u lirua në sajë të një raporti mjeko-ligjor se nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.

Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën.

n.d./abcnews.al