Dy muaj pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, policia e kryeqyteti ka vënë në pranga Fabjol Alushin. 42-vjeçari banues në Tiranë, person i afërt me Ervin Matën, të fejuarin e këngëtares së njohur Elvana Gjatës dhe me Merviol Bilon, komandon që vrau Gaxhën mësohet se është prangosur ditën e sotme.
Në mbrëmjen e 4 tetorit të këtij vitit Fabjol Alushi ishte në grupin e Matës dhe Bilos në momentin që ndodhi përplasja me armë me grupin e Ervis Martiajt në një lokal në Bllok. Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, Merviol Bilo dhe biznesmeni Eldi Dizdari. Ervis Martinaj ndodhet në arrest me burg pa afat, ndërsa dy persona të tjerë të arrestuar më herët për këtë ngjarje Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku janë nxjerrë nga qelia duke u lënë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”./abcnews.al