Vrasja në filmin Rust, përmbyset rrjedha e hetimeve: Skenari nuk parashikonte të shtënat

schedule22:30 - 17 Nëntor, 2021

schedule 22:30 - 17 Nëntor, 2021

Një padi tjetër është ngritur kundër Alec Baldwin dhe producentëve të filmit “Rust” nga një anëtar i grupit të xhirimit me pretendimin se në skenar nuk përmendej se do të kishte të shtëna. Sipas Hollywood Reporter, padia u ngrit sot në një gjykatë në Los Angeles nga Mamie Mitchell, e cila ishte përgjegjëse për skenarin e filmit.

Në padi përmenden Baldwin dhe producentët e filmit. Ngjarja e rëndë ndodhi me 21 Tetor, ku kineastja Halina Hutchins ndërroi jetë pasi Baldwin qëlloi një armë, për të cilën besonte se ishte e sigurt. Megjithatë, arma kishte një plumb të vërtetë për arsye që mbeten të panjohura edhe sot e kësaj dite.

Në padi theksohet se në skenar nuk thuhej se do të kishte të shtëna. Mitchell dhe avokatja e saj, Gloria Allred, pritet të japin një konferencë shtypi në Los Angeles gjatë ditës së sotme. Padia është e dyta që ngrihet për vrasjen. Autoritetet e Santa Fe janë ende duke hetuar rastin dhe nuk është ngritur asnjë kallëzim penal.

“Një kamera do të fokusohej në sytë e Baldwin, njëra do të fokusohej në një njollë gjaku në shpatullën e Baldwin dhe e treta do të përqendrohej në bustin e tij ndërsa zbriste dorën deri te këllëfi dhe heq armën. Nuk përmendeshin në skenar të shtëna nga i pandehuri Baldwin apo ndonjë person tjetër”, thuhet në padi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!