Vrasja në Elbasan, policia jep detaje: Bashkëjetuesi i theu telefonin për arsye xhelozie, 37-vjeçarja nuk pranoi të bënte kallëzim

schedule20:00 - 30 Korrik, 2022

schedule 20:00 - 30 Korrik, 2022

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku Ramis Mici vrau bashkëjetuesen e tij 37-vjeçare, Jetlira Eelezi.

Në një njoftim, policia bën me dije se 37-vjeçarja është paraqitur në datë 26.07.2022 rreth orës 21:30 në Komisariatin e Policisë Elbasan, ku deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj shtetasin R.M.

Lexo edhe: “E gjeta të mbuluar nga gjaku,” detajet nga vrasja në Elbasan: 37-vjeçarja e kishte denoncuar për dhunë, bashkëjetuesi ende në arrati

Megjithatë ajo nuk ka pranuar të bëjë kallëzim, por kërkoi t’i plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetrin. Mici është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë ku iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan, ku dyshohet se shtetasi R. M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J. E., 37 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, ju bëjmë me dije se:

Më datë 26.07.2022 rreth orës 21:30 në Komisariatin e Policisë Elbasan është paraqitur shtetasja J. E., 37 vjeçe, e cila ka deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj shtetasin R.M.,

Menjëherë është njoftuar Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues është paraqitur avokati i kësaj zyre shtetasi E.Gj.

Nga ana jonë është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasi R.M. Shtetasja J.E., ka deklaruar se ka patur konflikt për motive xhelozie ku shtetasi R.M., i ka thyer telefonin e saj dhe për këtë arsye është paraqitur në Komisariat.

Shtetases pavarsisht se i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe kërkoi ti plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetrin.

Në prezencë të avokatit është plotësuar formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Gjatë kohës që të dy shtetasit kanë qenë në ambientet e Komisariatit të Policisë kanë qenë të qetë dhe kanë komunikuar me njeri-tjetërin.

Shtetasit R.M., gjatë intervistës iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Shtetasit në konflikt kanë qëndruar në apartamente të ndara nga momenti i konfliktit.

Gjithashtu shtetasja J.E., është orientuar që të paraqitet tek Forumi i Gruas në Elbasan, si dhe është kontaktuar në datë 27.07.2022 me forumin e gruas e cila na deklaroi se shtetasja ishte paraqitur dhe ishte e qetë psikologjikisht dhe nuk ka shfaqur shqetësime për situatën e krijuar.

Nga ana e Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet është marrë kontakt më datë 29.07.2022 në orën 12:30 me shtetasen J.E., e cila ka qenë e qetë dhe i ka shprehur se nuk ka patur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në Komisariat.

Po më datë 29.07.2022 është marrë kontakt dhe me shtetasin R.M., i cili po ashtu ka qenë i qetë në lidhje me situatën.

Të dyja palët janë njoftuar nga ana jonë për seancën gjyqësore për tu paraqitur në lidhje me kërkesë padinë si dhe kanë nënshkruar të dyja palët

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit R. M. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!