Vrasja në Elbasan, ndërkombëtarët dhe thirrjet e Metës, Çollaku: Zgjedhjet, në grykën e armës

schedule08:11 - 22 Prill, 2021

schedule 08:11 - 22 Prill, 2021

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Abc-ja e mëngjesit foli për ngjarjen në Elbasan e cila shënoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe 3 persona të plagosur. Ngjarje e ndodhur vetëm në pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Çollaku e konsideroi ngjarjen në Elbasan kronikë të një vrasje të paralajmëruar që e ka pikënisjen nga përplasjen e Ditës së Verës, ndërsa u shpreh se zgjedhjet po shkojnë drejt grykës së armës.

“Shpresoj që kjo ngjarje do të shërbejë si një mësim. Ajo që ndodhi në Elbasan është një paralajmërim”, u shpreh Çollaku.

Ai gjithashtu tha se struktura për mbrojtjen e votës, nuk mund të cilësohet si grup paramilitar, ndërsa e cilësoi të nxituar vendimin e policisë për ta konsideruar Arbër Paplekën autor po u bërë dosja e plotë e ngjarjes.

 “Kur grupet kriminale, partia në pushtet dhe policia janë në të njëjtën anë dhe si do të realizohet mbrojtja e votës. Struktura e për mbrojtjen e votës nuk mund të quhet grup paramilitar. Për ngjarjen e djeshme më befason njoftimi i policisë për ta quajtur Paplekën autor, po u siguruar mirë dosja. Unë do të thoja që edhe Prokurori i Elbasanit ka një konflikt interesi në këtë çështje. Prokurori duhet të dëshmojë që është në anën e duhur”, tha ai.

Pyetje: Çfarë dinte Yuri Kim që ka shkuar aq shpesh në Elbasan?

Çollaku: Unë besoj që ambasada amerikane ka shumë informacion. Kjo kimi kriminale e hershem mes drejtuesve të PS me këto grupe nuk mund të mos thotë asgjë.

Gjithashtu ai shtoi: Ka njerëz edhe në terren që hulumtojnë raste ekstreme të përfshirjes së bandave. Besoj se është nj dosje e re pikërisht për këta raste

Pyetje: Përse zoti Meta është kaq i përqendruar në Vlorë?

Çollaku: Vlora këtë herë është përballje interesante edhe për aktorët që janë.  Është një situatë e nxehtë sepse nëse e lënë në duar në kolegët e Elbasanit, Vlora është më mirë të mos shpërthejë se është vështirë të fiket.

Pyetje: A pritet që aktorë të huaj të demoralizojnë aktorë që janë në garë?

Çollaku: Debati për Tom Doshin ka qenë i hapur. Pritshmëritë janë për një vendimmarrje nëse KQZ do të ketë pavarësinë për të vepruar. Ka një tjetër persona “non grada” që është bashkiaku i Durrësit, ndërsa në flasim për Tom Doshin. Kjo është një hartë e aktorëve që nuk ikin dot vetëm. Ata kanë aksione të përbashkëta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!