“Kisha konflikte me Arben Lleshin”/ Zbardhet dëshmia e Sokol Mjacaj: Pistoletën e sigurova nga punonjësit e…

schedule10:54 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 10:54 - 16 Dhjetor, 2023

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e së premtes në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sokol Mjacaj ka pranuar se arma është futur në burg nëpërmjet punonjësve të burgut një muaj më parë, dorazi. Kjo është pranuar nga deklaratat paraprake të tij.

Mësohet se prej kohësh Sokol Mjacaj kishte kërkuar të shkonte në Sektorin 2 brenda burgut pikërisht ku edhe ndodhej Arben Lleshi. Për sa i përket arsyeve të vrasjes ende nuk dihet, ndërsa besohet se ka qenë një ngjarje e porositur.

Po ashtu, Sokol Mjacaj ka thënë se kishte konflikt me Lleshin për shkak se nuk e lejonte të hynte në sektorin e tij.

“Për vrasjen kaq kam për të thënë do shprehem në një moment tjetër”, tha ai.

Mësohet gjithashtu se Sokol Mjacaj kishte më pak se një vit që ishte transferuar në burgun e Peqinit. Grupi hetimor po punon edhe për të zbuluar takimet qe ka bere Autori Sokol Mjacaj kohet e fundit brenda burgut.

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, vrau me armë zjarri Arben Lleshin si dhe plagosi Indrit Shaqen. Vrasja ndodhi në qelinë ku ndodheshin Lleshi dhe Shaqja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!