Vrasja në burgun e Peqinit/ Merret në pyetje Sokol Mjacaj, zbardh mekanizmat e krimit

schedule13:03 - 19 Janar, 2024

schedule 13:03 - 19 Janar, 2024

I dënuari përjetë Sokol Mjacaj që ekzekutoi Arben Lleshin brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe plagosi Indrit Shaqjen, po merret në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sipas burimeve, Mjacaj ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ka zbardhur mekanizmat. Sokol Mjacaj sakaq ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e tij në regjimin “41 Biss”.

Kujtojmë që 37 vjeçari Arben Lleshi që mbeti i vrarë po kryente dënimin në burgun e Peqinit për një vrasje të ndodhur në vitin 2012. Ai së bashku me të vëllanë kishin ekzekutuar një bashkëatdhetarin Agim Hoxha për prishje pazari droge në Angli. Pas dënimit në Angli, Lleshi u ekstradua në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!