Vrasja në burgun e Peqinit, autori Sokol Mjacaj mori peng edhe dy gardianë

schedule15:36 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 15:36 - 15 Dhjetor, 2023

RENEA dhe Specialet kanë zbarkuar në burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit, pas një përplasje të ndodhur me tre të dënuarve.

Ka qenë i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj që ka tentuar të vrasë dy të dënuar të tjerë, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi, ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Autori i vrasjes Sokol Mjacaj gjithashtu mori peng edhe dy gardianë.

Gazetari Ervin Leka në një lidhje për ABC, ka theksuar se dyshohet se arma që është përdorur në këtë përplasje të jetë futur me dron.

Ende nuk dihen rrethanat që kanë sjellë këtë përplasje, por sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka pasur porosi për të kryer vrasje, por gjithashtu dyshohet se mund të bëhet fjalë për një arratisje.

/abcnews.al/