Ka përfunduar seanca gjyqësore e mbajtur për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e tjerë, të arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit brenda burgut të sigurisë së Lartë në Peqin.
Seanca nisi rreth orë 10:00. ABCNews mëson se në përfundim të seancës u vendos masa e arrestit me burg për 12 të arrestuarit, ndërsa për njërin prej efektivëve u vendos detyrim paraqitje pasi kishte një fëmijë të paralizuar.
Kujtojmë se në dëshminë e dhënë më parë përpara hetuesve, Mjacaj ka deklaruar se vrasjen e kreu pas një sherri banal me Arben Lleshin dhe pasi mësoi nga të burgosurit e tjerë se do të izolohej në qelitë e 41-bisit, shkoi për të vrarë në qelinë ku ai qëndronte. 28-vjeçari është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se e ka marrë nga jashtë.
Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se vrasja ka ndodhur pas një sherri që ka pasur me viktimën. Hetuesit kanë dyshime se Mjacaj është porositur nga persona të tjerë për vrasjen e Lleshit dhe për këtë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e Mjacajt në Dukagjin, por edhe të vëllait të tij.
/abcnews.al/