Uniformat blu kanë marrë në mbrojtje familjen e Agron Tanushit i cili ekzekutoi me dy plumba pushke në sy të fëmijës kunatën e tij Jetmira Hasani.
Kjo për shkak se nga përplasjet e një ditëve më parë, ekziston frika se familjarët e viktimës mund të tentojnë hakmarrjen. Autori i ngjarjes së rëndë vijon të jetë në kërkim.
Vëllai i këtij të fundit, i divorcuar prej katër vitesh me viktimën është emigrant në Greqi, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pronësisë së banesës.
Kunata e autorit jetonte në një banesë me autorin pavarësisht se ishte divorcuar me vëllanë e tij, ndërsa ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur edhe më parë konflikt me Agron Tanushin./m.v. abcnews.al