Dy ditë pas vrasjes në Astir të Erigers Mihasit dhe mikut të tij Armando Dumani, policia dhe prokuroria nuk kanë ende një identikit të autorëve të kësaj ngjarje. Hetuesit kanë marrë në pyetje përgjatë këtyre ditëve një numër të lartë personash.
Janë kryesisht persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e vrasjes, apo rrethi më i ngushtë familjarë e shoqëror të 32 vjeçarit, Mihasi dhe shokut të tij, 26 vjeçarit Dumani. Një prej personave që ka dëshmuar të dielën në polici është edhe një mikesha e Erigers Mihasit.
Vajza ka deklaruar se dy djemtë e kishin marrë atë me makinë pasditen e së shtunës. 30 minuta para se të ndodhte vrasja e kishin lënë atë në zonën e Komunës së Parisit. E reja ka treguar më tej se kishin shëtitur në disa zona me makinë, por nuk kishte vënë re asnjë shqetësim tek ata.
Sipas vajzës, komunikimi që kishte pasur me Erigersin në celular ndodhi rreth orës 19:25 minuta, pak minuta para se të vritej me breshëri plumbash sëbashku me shokun etij, Armando Dumani.
Hetuesit janë në pritje të përgjigjes së kompanive celulare për të zbuluar më kë tjetër kishin biseduar.
Si pistë kryesore, grupi hetimor ka atë të përplasjes së grupeve rivale që veprojnë në Tiranë, nisur edhe nga precedentët e dy viktimave./abcnews.al

