Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një tjetër konferencë për mediat ditën e sotme, i ka drejtuar një sërë pyetjesh drejtuesit të Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi.
Pyetjet Meta, për Prokurorinë e Elbasanit i ka ngritur pasi ai bën përgjegjës SPAK dhe këtë prokurori për neglizhimin e një kallëzimi për krime zgjedhore të bërë nga Partia Demokratike për krime zgjedhore.
Lexo edhe: “SPAK mund ta kishte parandaluar vrasjen”, Meta: PD kallëzoi 40 “çuna problematikë” që me 7 prill
Kreu i shtetit e pyet zotin Ajazi se përse u vonua administrimi i materialit kallëzues të PD, dërguar për kompetencë nga SPAK. Po ashtu, Meta pyet se përse Gazmend Bardhi si përfaqësues i PD, u thirr për t’u paraqitur pesë ditë pas zgjedhjeve.
Presidenti i sjell në vëmendje Kreshnik Ajazit se vëllai i tij kandidon për deputet si kandidat i PS në Elbasan, dhe e pyet nëse ndihet në konflikt interesi.
“A ndiheni ju në konflikt të pastër interesi lidhur me këtë fakt? Dhe, nëse po, a keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni, apo të kërkoni transferimin nga drejtimi i prokurorisë në Elbasan.”
Në pyetjet e radhës, Ilir Meta pyet prokurorët nëse i vret ndërgjegjja që vetëm një ditë pas njoftimit për t’u paraqitur për sqarime nga kallëzuesit, ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit. sb/abcnews.al/