Kontrolle të ndryshme janë kryer nga policia në lagjen Kiras të Shkodrës. Këto kontrolle vijnë pas masakrës që tronditi këtë mëngjes Shkodrës, ku u vranë Armando Pali, dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç.
ABC News mëson se Ragip Lici ka thënë në polici se objektiv ka qenë Erogen Vaso i cili sipas tij para disa kohesh e ka kërcënuar dhe se ka qenë personale.
Shënjestër e atentatit ishte Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).
Ndërkohë raportohet se autorit i krimit të rëndë, Ragip Gilaj është banor i lagjes Kiras, ku edhe janë kryer kontrollet nga policia.

