Vrasja makabre e mësuesit francez, mijëra qytetarë mblidhen në sheshin kryesor të Parisit

schedule20:25 - 18 Tetor, 2020

schedule 20:25 - 18 Tetor, 2020

Tubime masive janë mbajtur gjatë të dielës në Francë, për mësuesin Samuel Paty, që u vra në mënyrë barbare, pasi tregoi në klasë karikaturat e Profetit Muhamed.

Protestuesit dolën në rrugët e Parisit, Lyonit, Marsejës, Bordos, dhe disa qyteteve të tjera, me pankarta kundër ekstremisteve fetare.

Marshimet kulmuan në sheshin ”La Republique”, me praninë e liderëve të partive kryesore, dhe të stafit të revistës franceze “Sharli Hebdo”, vetë viktimë e një sulmi të ngjashëm rreth 5 vite më parë.

“Është e rëndësishme të tregojmë solidaritetin social për lirinë e shprehjes dhe kundër ekstremizmit fetar”, u shprehen organizatoret.

Në protestën kundër aktit terrorist në Francë mori pjesë edhe kryeministri i vendit.

Profesori Samuel Paty u vra nga një i ri me origjinë ruse përballë shkollës.

Në lidhje me ngjarjen horror policia franceze ka arrestuar 11 persona ndërkohë që po vijon hetimet./abcnews.al