Vrasja makabre e Flamur Duçit, gjykata lë në burg 18-vjeçarin

schedule10:01 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 10:01 - 22 Dhjetor, 2019

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili akuzohet si autor i vrasjes së Flamur Duçit në Korçë. Pavarësisht se familjarët pretendojnë se Devisi është i pafajshëm, pasi viktimën Flamur Duçi e kanë kushëri dhe nuk kanë pasur konflikte me të, gjykata ka vendosur ta lërë prapa hekurave 18-vjeçarin, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të 19 dhjetorit, në fshatin Mborje dhe sipas të dhënave të para, viktima u gjet pa shenja jete pranë lokalit të tij. Sipas prokurorisë, e cila kërkoi arrest me burg për autorin e dyshuar, viktima kishte 8 plagë të shkaktuara nga thikë në trup. Në dorë i është gjetur një fije floku që u mor për prova dhe pritet t’i bëhet testi i ADN-së.  Po kështu mungon thika e bulmetit si dhe është gjetur gjak në dyqan dhe në rrugë.

Viktima u spërkat më pas me benzinë dhe i është vënë zjarri, çka tregon se kanë dashur edhe të humbin gjurmët e krimit. Si pasojë e flakëve viktima ka marrë plagë djegieje në kokë,, krah e trup. /abcnews.al

Lexo edhe

Ishin komshinj, autori i dënuar më parë: Dinamika e vrasjes së Flamur Duçit në Korçë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!