Vrasja e Xhulio Prelës, vjehrri i Nikollë Sherrnikut: Dhëndri atë natë ka qenë te unë

schedule09:27 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 09:27 - 22 Dhjetor, 2020

Vjehrri i Nikollë Sherrnikut, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e efektivit Xhulio Prela ka deklaruar se dhëndri natën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpinë e tij. Astrit Gjoka shprehet për mediat se akuza që është ngritur ndaj tij nuk qëndron.

“Unë quhem Astrit Gjoka, banoj në fshatin Adriatik. Nikollë Sherrniku është i fejuari i vajzës sime. Ka katër vite që është i fejuar. Për akuzën që ngrihet ndaj tij deklaroj me bindje të plotë se ikollë Sherrniku ka qenë te shtëpia ime dhe është çuar në orën 9 të mëngjesi dhe ka shkuar në shtëpi se në datën 5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar dhe kemi shkuar tek shtëpia e tij. kemi ndenjur deri në orën 11:30 dhe kemi shkuar në shtëpinë tonë. Kam deklaruar edhe në polici për këtë fakt. Nikolla ka ndenjur a kohë në Itali dhe atje ka punuar si mekanik, ka ardhur në Shëipëri edhe këtu duke rregulluar ndonjë makinë. Akuzat nuk qendrojnë. Unë e deklaroj se ka qenë tek shtëpia ime në datë 4. Këtë fakt e kam deklaruar edhe në polici. Për sa e kam dhëndër unë nuk ka disponuar mjet në pronësinë e vet”, ka thënë ai.

Më tej, Gjoka mohon që Sherrniku të ketë lidhje me personin tjetër të shpallur në kërkim nga policia, Brilant Martinaj.

“Me personin tjetër absolutisht as unë nuk e njoh dhe as ai nuk ka njohje fare. Unë edhe e kam ndihmuar ekonomikisht sepse ka kushte të vështira. Unë po kërkoj që të mos funksionojë kështu drejtësia të kapet tjetri pa asnjë lloj fakti. Është njeri hallexhi”, tha ai.

Lexo edhe: “Kam qenë në shtëpi”, vrasja e efektivit të policisë, Nikoll Sherrniku u dorëzua në 19 Dhjetor

26-vjeçari Xhulio Prela, u vra teksa po kthehej nga Shkodra mëngjesin e 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia. Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!