Vrasja e Xhulio Prelës, gjykata jep vendimin për Nikoll Sherrnikun

schedule11:01 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 11:01 - 22 Dhjetor, 2020

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën “arrest me burg”  për Nikoll Sherrnikun, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e efektivit Xhulio Prela.

Nikoll Sherrniku, i cili ndodhet pas hekurave i dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së rezulton të jetë dorëzuar në policinë e Lezhës në datë 19 Dhjetor ora 16:00.

Ai është dorëzuar në policinë e Lezhës pasi gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg katër ditë më parë, në datë 15 Dhjetor. Sherrniku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij dhe nuk ka njohje me personin tjetër të shpallur në kërkim Brilant Martinajn.

Lexo edhe: Vrasja e Xhulio Prelës, vjehrri i Nikollë Sherrnikut: Dhëndri atë natë ka qenë te unë

26-vjeçari Xhulio Prela, u vra teksa po kthehej nga Shkodra mëngjesin e 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia. Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen. g.v/abcnews.al