Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës çon në zbulimin e një tjetër ngjarje të bujshme

schedule09:31 - 4 Maj, 2020

schedule 09:31 - 4 Maj, 2020

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Bashkëpunëtori i policisë, 22 vjeçari nga Durrësi i cili akuzohet se ekzekutoi dy vëllezërit ka hedhur drite mbi disa ngjarje kriminale te porositura dhe te ekzekutuara nga vetë ai dhe 33 vjeçari Altin Ndoci.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se duke iu referuar burimeve pranë prokurorisë, 22 vjeçari Klevis Alla ka deklaruar se, vëllezërit Haxhia strehuan një nga grabitësit e Rinasit.

Nisur nga deklarata e tij, grupi hetimor e ka lidhur vrasjen e vëllezërve Haxhia edhe me grabitjen e bujshme të Rinasit.

LEXO edhe: Vrasja e dyfishtë në Durrës, vëllezërit Haxhia u qëlluan nga një “Toyota” gri

22 vjeçari ka pohuar se kanë marrë pjesë në të paktën katër ngjarje kriminale.

Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe dy autorët kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, me datë 2 mars.

Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit.

LEXO edhe: Ekzekutuan dy vëllezërit, autorët e arrestuar tronditën Durrësin me vrasjen e dyfishtë në 2 mars

Ata u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf” ku u gjetën të pajetë brenda mjetit të tyre.

Ndërkohë që Alla ka deklaruar se është i  njëjti grup kriminal që ka urdhëruar edhe vrasjen e 2 marsit ku mbeti i vrarë në po të njëjtën zonë në Durrës, Dorjan Shkoza 35 vjeç, dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!