Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, lihet në burg Altin Ndoci: Nuk kam lidhje, i kisha miq

schedule12:22 - 19 Gusht, 2020

schedule 12:22 - 19 Gusht, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Ndoci ka bërë kërkesë për zëvendësim mase duke deklaruar se nuk ka lidhje me vrasjen pasi thotë se dy vëllezërit i kishte miq.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edhe Klevis Alla.

Ndoci dhe Alla janë të dyshuar edhe për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në Mars.

Klevis Alla ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Durrësit, duke treguar mënyrën se si kanë kryer vrasjet, vendin e hedhjes së armëve, braktisjen e makinës së krimit dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasje.

Alla është lakuar nga burime brenda hetimit se ka qenë personi kryesor që ka çuar hetimet drejt kapjes së autorit kryesor, Altin Ndocit.

Pasi i vrau me breshëri të gjata automatiku, Altin Ndoci u shkoi edhe në varrim dhe të treta vellëzërve Haxhia për të ngushëlluar të afërmit e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!