Vrasja e Tupac, pse çështja u rihap pas 27 vitesh

schedule13:06 - 30 Shtator, 2023

schedule 13:06 - 30 Shtator, 2023

U deshën 27 vjet për të gjetur fajtorin (nëse është ai). Por çfarë ndodhi dhe si u rihap sërish çështja?

Tupac Shakur është, ndoshta, mishërimi i muzikës rap. Një figurë unike që në 25 vite jetë arriti të bëjë gjithçka duke shkruar historinë e tij unike dhe sot konsiderohet një legjendë e teksteve të repit.

Por jeta e tij u ndërpre papritur dhe brutalisht, kur natën e 7 shtatorit 1996, ai u qëllua me katër plumba nga një Cadillac e bardhë që po kalonte teksa ishte në makinën e tij, si rezultat i së cilës një javë më vonë dha frymën e fundit në Las Vegas.

Deri më sot është folur shumë për vrasjen e Tupac Shakur, megjithatë nuk është arrestuar askush, thashethemet thoshin se një reper famëkeq, Notorious BIG, qëndronte pas të gjithave,  pasi sipas policisë së Las Vegas, asnjë dëshmitar nuk donte të bashkëpunonte.

Megjithatë, në orët e fundit gjërat duket se po ndryshojnë. Pra, rreth 27 vjet pas 7 shtatorit të përgjakshëm, kemi fajtorin e parë për vrasjen e reperit më të madh në botë të të gjitha kohërave.

Dhe emri i tij, Dëayne Davis.

Të premten herët në mëngjes, lajmet nga Las Vegas raportojnë se policia ka arrestuar 60-vjeçarin Dawyne Davis për vrasjen e Tupac Shakur. Sipas asaj që qarkullon, i dyshuari ka qenë ish-kreu i bandës South Side Compton Crips dhe sipas konkluzionit të Autoriteteve, është ai që ka urdhëruar ekzekutimin e Tupac dhe shkak ka qenë hakmarrja.

Bazuar në atë që është zbuluar deri më tani, ka pasur pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë Tupac Shakur dhe Suge Knight, kreu i Death Row Records duke rrahur Orlando Anderson në një kazino pak para vrasjes.

Një shënim i vogël këtu, Orlando Anderson nuk ishte një djalë i rastësishëm, por nipi i Dwayne Davis.

Pas disa hetimeve policore, çështja u rihap në vitin 2018 me informacione të reja që vërtetonin se Davis ishte brenda Cadillac-ut të bardhë kur të shtënat fatale qëlluan makinën e Tupac.

Çështja është hapur dhe në ditët në vijim ish-kreu i bandës Crips do të jetë në gjykatë për një çështje që ka 30 vite në hije. A do të jetë ky kapitulli i fundit në vrasjen e pazbardhur të Tupac Shakur, apo do të jemi sërish në rrugë pa krye? Koha do të tregojë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!