Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin zhvilloi sot një konferencë për shtyp në Pentagon. Austin gjatë fjalës së tij u shpreh se presidenti “nuk do të tolerojë” sulmet ndaj trupave amerikane.
“Shokët tanë të skuadrës u vranë kur një dron goditi ambientet e tyre të banimit. Ne vazhdojmë të mbledhim faktet për këtë sulm vdekjeprurës”, tha ndër të tjera ai.
Sakaq ai theksoi se “ky është një moment i rrezikshëm në Lindjen e Mesme”, por SHBA do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për këtë çështje.
“Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, grupet terroriste të mbështetura nga Irani dhe të financuara nga Irani janë përpjekur të krijojnë edhe më shumë trazira, duke përfshirë Houthis”, përfundoi Austin.
/abcnews.al