Vrasja e të moshuarit në azil/ Lirohen nga qelia dy infermieret, gjykata vendos “Arrest në shtëpi”

schedule10:39 - 11 Gusht, 2024

schedule 10:39 - 11 Gusht, 2024

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy infermerët e arrestuara me dyshimin per moskallezim krimi, pas vrasjes se nje te moshuari ne nje azil privat. Për  Nazmie Mulla dhe Glesantina Saraçin gjykata caktoi masen arrest ne shtepi.Në seancë , 2 infermieret, kanë mohuar akuzen duke thënë se nuk kanë dashur të fshehin ngjarjen, por kanë menduar një vdekje aksidentale. Sipas avokates mbrojtëse Julinda Hysi, dy infermieret në gjendje të rënduar psikologjike kanë njoftuar agjencinë funerale.

 “Dy infermieret kanë vijuar te mbajnë qëndrim mohues duke thënë se nuk kanë pasur qëllim për të fshehur ngjarjen. Ato kanë deklaruar se kanë tentuar të telefonojnë pronarin e azilit dhe të bijën e viktimës por asnjë prej tyre nuk është përgjigjur. Në këto kushte nuk e kanë menduar të marrin policinë pasi nuk e dinin se çfarë ka ndodhur por kanë kujtuar se i Virxhi Vesho është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë” “Në momentin kur kanë hyrë në dhomë kanë gjetur edhe autorin te ulur në karrige dhe me dridhje. Në gjendje të ngarkuar emocionale ata kanë njoftuar agjencinë funerale dhe kanë fshirë një pjesë të gjakut në dhomë, për të mos krijuar emocione negative të familjarët”, tha Hysi.

Ndersa  për autorin Zyhdi Shehi, Gjykata e Tiranës, vendosi që 78 vjecari të shtrohet në mënyrë të detyruar në spital psikiatrik. Edhe Prokuroria e Tiranës kishte kërkua të njëjtën masë sigurie për Zyhdi Shehin. Vendimi u mor në bazë të kartelës shëndetësore të Shehit,  por një ekspertim i plotë i shëndetit të tij mendor pritet të bëhet sërish.

Për avokatin e tij, Alban Qafa, ngjarja mbetet mister. Ai tha se klienti i tij është i pamundur fizikisht për të qëlluar me bastun hekuri.

Ai është i sëmurë me parkinson, nuk ka arritur te firmos as me stilolaps, por me gisht me bojë. Është pak e habitshme se si një person me një sëmundje të tillë dhe me pa mundësi lëvizje muskulore të godas për vdekje me bastun. I përket organit të akuzës për te vazhduar hetimin se çfarë ka ndodhur. Nuk di të them kush e ka kryer vrasjen. Klienti im do të qëndroj në psikiatri me mjekim“, tha Qafa.

Krimi brenda shtëpisë së të moshuarëve ndodhi orët e para  të mëngjesit të 8 gushtit, kur Zyhdi Shehi goditi disa herë për vdekje me bastunin prej hekuri te moshuarin 82-vjeçar Virxhil Vesho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!