Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 12 vite burg të riun Aksel Hoxha, duke i zbritur 6 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie.
Kjo ka shkaktuar tensione në gjyq, ku është dashur ndërhyrja e policisë për qetësimin e familjarëve të të ndjerit Stiven Toshkezi.
Aksel Hoxha është shpallur fajtor për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Prill 2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”.

