Vrasja e Sokol Ramës, shoku pranon krimin

schedule08:45 - 21 Shkurt, 2019

schedule 08:45 - 21 Shkurt, 2019

I arrestuari Roland Milo ka pranuar në polici që ka vrarë shokun e tij Sokol Ramën. Këtë pohim, ai e bëri pasi policia kishte siguruar prova të pakundërshtueshme, armën tip “Kallshnikov” model 56, rrobat e trupit të viktimës në të cilat u gjetën gjurmët e Milos.

32-vjeçari Sokol Rama u gjet i vrarë brenda makinës së tij në një humnerë në malet e Përmetit me 19 Shkurt. Kurse të mërkuren Roland Milo u arrestua në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij.

Deklaratën e ka dhënë para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, ku u transportua dje në mbrëmje. Megjithatë mësohet se Milo nuk ka ka thënë detaje mbi arsyet e këtij krimi dhe pse dyshimet lidhen me një ngarkesë droge.

Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës rezultonte i zhdukur prej 6 Shkurtit. Ai ishte me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Tre ditë pasi Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij u zhduk edhe Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit, i cili u arrestua mbrëmjen e se mërkurës./abcnews.al