Vrasja e Santiago Malkos/ Leonard Duka dëshmon në gjykatë: Në polici mora vesh kush kishte vdekur

schedule13:48 - 24 Tetor, 2024

schedule 13:48 - 24 Tetor, 2024

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi për Leonard Dukën i arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos.

Duka mohoi përfshirjen e tij në ngjarjen e ndodhur në gusht të 2019. Ai deklaroi se mësoi për vdekjen e Malkos, pasi u shoqërua nga policia.

Prokurori: Çfarë keni bërë në 27 gusht 2019?

Leonard Duka: Mesa mbaj mend ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia, më kanë marr shenjat e gishtave, pastaj më lanë të lirë. Aty kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë në lokalin tim deri në orën 10, pasi mbylla lokalin, po ikja për në shtëpi më ndaloi policia. Si çdo ditë me punët, kemi ngrënë një drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar rrjedhën.

Kam qenë me vëllain tim, Erlis Duka, më ka bërë shenjë policia dhe shkuam në polici. Policia bëri punën e vetë në mënyrën më njerëzore, asnjë kundërshtim me mënyrën si më shoqëruan, më kanë nxjerrë ditën tjetër. Unë se dija kush kishte vdekur, aty e mora vesh. Më pyetën, u thashë që nuk kam lidhje me ngjarjen, kam treguar për njohjen e vjetër miqësinë me të ndjerin. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive, më shpallën në kërkim. Mund të më thoni ju prokuror pse jam këtu, se unë nuk e di.

Prokurori: Në çfarë rrethanash jeni njohur?

Leonard Duka: Nga shoqëria e përbashkët që kemi, jemi njohur, se Shqipëria e vogël është. Nuk kam pasur shoqëri të afërt me të. Jemi nga një zonë këtu në Tiranë.

Unë jam marrë me lloto, kisha Max Lloto më pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Administratorët e pikave që kisha nëpër Shqipëri ishim për darkë. Kur u ngritëm ikëm të gjithë në të njëjtën kohë dhe nuk e di me çfarë kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me audin. Nuk mbaj mend makina e tjera.

Prokurori: Një volkswagen golf 5 a e mban mend?

Leonard Duka: Unë nuk e mbaj mend, di të flas për makinat e mia, nuk e di çfarë përdorte stafi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!