Muhamed Duka, babai i Leonard Dukës i akuzuar per atentatin ndaj Santiago Malkos, ka dëshmuar në procesin gjyqësor për vrasjen e ndodhur në gusht të 2019-tës.
“Nuk kam patur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë patur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këtë shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt. Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin “Lek ose Aleks”. Kam 6 vjet pa e takuar, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua.
Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë. Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si ccuna. Oltion Logën e njoh, e kam parë si fytyrë , e kam parë në lagje. Oltionit i thërrisnim edhe “Olt”. Nuk e di me cilin nga djemtë shoqërohej. Fatmir Doçajn nuk e njihja, e kam dëgjuar në televizor më mbrapa. Ilir Selmanin e kam dëgjuar, nuk e njoh. Blendi Tetën e kam dëgjuar në media, nuk e njoh. Nuk e di kush është.
Nuk ma ka lidhur puna me i parë. Unë merresha me tregëti, tani jo se jam në pesion. Kam patur lokal timin. Lokali im nuk ka pas emër. Me menaxhimin merresha unë dhe nusja. Djemtë merreshin me punët e veta, me biznesin e vet. Merreshin me lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonin. Nuk përzihesha, ata ishin të rritur. Unë jetoj me bashkëshorten. Leonardi ka pas jetuar me vëllain, të ndarë nga ne. Jetonin me qira. Unë rrija në Fresk, djemtë nuk e di ku rrinin. As nuk i kam pyetur ndonjëhere, nuk shkoja te banesa e tyre. Ata vinin te shtëpia ime. Ata i kam ndihmuar unë dikur, kur u rritën kishin jetën e vet.” tha ai.
Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më datë 9 korrik ora 10:00 ku SPAK pritet të japet pretenca për, Leonard Dukën dhe Erlis Dukën, Oltion Logën, Aleksandër Maxhakun, Fatmir Hysenin dhe Dritan Agajn./abcnews.al