Vrasja e recepsionistit/ Burg bashkëpunëtorëve të Gerald Shehut, familjarët në lot para gjykatës

schedule14:13 - 9 Qershor, 2024

schedule 14:13 - 9 Qershor, 2024

Kanë dalë nga ambientet e gjykatës së shkallës së parë të Vlorës dy të arrestuarit e Dhërmiut që ndihmuan për te fshehur ngjarjen. Në dalje të furgonit të policisë familjarë të Daniel Qose, David Larti të ardhur nga Korça, kanë pritur mes lotësh dhe  nga jashtë djemtë që ndodheshin në makinën e policisë për ti çuar në paraburgim.

“Mos u mërzit! Të keqen nëna”, kanë qenë fjalët e familjarëve të dy të arrestuarve, mes lotësh jashtë gjykatës së Vlorës.

Ndërkohë avokatja e një prej të arrestuarve Besa Begaj shprehet se sot ishte seanca për njohje të masës së sigurisë, arrest në burg dhe gjykata pranojë kërkesën e prokurorisë, çështjet e tjera i përkasin hetimeve të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!