Vrasja e Rakip Rolit në Laç, gjykata cakton arrest në burg për babë e bir dhe shokun e tyre

schedule12:11 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 12:11 - 15 Dhjetor, 2021

Gjykata cakton arrest në burg për babë e bir dhe shokun e tyre të cilët u arrestuan për vrasjen e Rakip Rolit në Laç.

Gjykata e Kurbinit ka caktuar arrest në burg për Llej e Skënder Lika dhe Klajdi Gjegjajn (Beleshi). Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

“Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen” . Kjo ka qenë dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika i cili së bashku me babain e tij Skënder Lika dhe Klajdi Gjexhajn (Beleshi) u arrestuan për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit.

I riu ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti.

Biznesmeni i materialeve të ndërtimit Rakip Roli apo i njohur ndrydhe dhe me emrin Pilot u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!