Vrasja e Presidentit, kryeministri në detyrë i Haitit shpall gjendjen e rrethimit

schedule17:45 - 7 Korrik, 2021

schedule 17:45 - 7 Korrik, 2021

Kryeministri i Përkohshëm i Haitit Claude Joseph ka deklaruar “gjendjen e rrethimit” në vend. Në një dalje televizive gjatë së cilës iu drejtua qytetarëve, ai tha se nuk do që vendi të përfshihet nga kaosi pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moise më herët gjatë ditës së sotme.

Joseph tha se vendimi për të shpallur “gjendjen e rrethimit” u mor nga një këshill i jashtëzakonshëm i ministrave që u mblodh të mërkurën në mëngjes. Sipas ligjit të Haitit, ekzistojnë tre nivele emergjence, duke filluar nga “gjendja e jashtëzakonshme”, e ndjekur nga një “gjendje rrethimi”, dhe së fundmi niveli më i lartë i emergjencës, i cili është “gjendja e luftës”.

Me futjen në fuqi të gjendjes së rrethimit, të gjitha kufijtë e vendit mbyllen dhe vendoset përkohësisht ligji ushtarak. Ushtria e Haitit dhe Policia Kombëtare të Haitit (HNP) autorizohen në këtë rast që të zbatojnë ligjin.

Joseph në deklaratën për shtyp, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë. Ai gjithashtu u zotua të vinte para drejtësisë ata që ishin përfshirë në vrasjen e presidentit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!