Vrasja e Presidentit Kennedy Trump shtyn publikimin e disa dokumenteve të klasifikuara

schedule14:45 - 27 Tetor, 2017

schedule 14:45 - 27 Tetor, 2017

Donald Tramp vendosi të lejojë publikimin e 2800 dosjeve të klasifikuara rreth vrasjes së presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy duke vendosur të mbajë sekret me qindra të tjerë në mënyrë që të analizohen sërish brenda gjashtë muajsh. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate për media duke shtuar se presidenti Tramp do të shpjegojë se kjo ishte zgjidhja e vetme, pasi dokumentet përbëjnë rrezikshmëri për sigurinë kombëtare. Për sa i përket 2800 dosjeve të para mbi vrasjen e Kenedit, arkivat kombëtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë publikuar online. Në një postim në profilin e tij Tuiter presidenti amerikan Tramp shkruan se opinioni publik amerikan pret dhe meriton që qeveria e tij të japë më shumë akses në këto dokumente për të kuptuar se cfarë kishte ndodhur. Shtyrja e publikimit të disa prej dokumenteve u bë për të evituar dëme ndaj mbrojtjes ushtarake, operacioneve të shërbimit të inteligjencës, forcabe të rendit, apo edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Presidenti amerikan u shpreh se pas 180 ditëve do të vendoset nëse dokumentet e tjera do të publikohen ose jo, pra në 26 prill të vitit të ardhshëm