Vrasja e Prendit/ Dyshohet se 28-vjeçari kishte 15 mijë euro borxhe, çfarë deklaroi i ati në dëshminë e tij

schedule08:38 - 20 Nëntor, 2024

schedule 08:38 - 20 Nëntor, 2024

Klaudio Prendi i cili u vra me silenciator dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro. Madje ditët e fundit Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte mes viktimës dhe personave të tjerë.

Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator.

Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!