“Vrasja e policit të Kosovës solli efekt domino”, Majko: Shqipëria po tregohet e kujdesshme, akuza që mund të artikulojë Serbia

schedule20:42 - 26 Shtator, 2023

schedule 20:42 - 26 Shtator, 2023

I ftuar në “Real Story” ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, duke folur për ngjarjen e fundit në veri të Kosovës, ndër të tjera tha se ajo që ndodhi me humbjen e jetës së policit të Kosovës ka sjellë një efekt domino dhe tanimë kriza nuk është në Prishtinë, por në Beograd.

“Ajo që ndodhi me humbjen e jetës së policit të Kosovës, ka sjellë një efekt domino. Duket sikur kriza është në Prishtinë, por nuk është Prishtinë, është në Beograd” tha Majko.

Në lidhje me rolin e Shqipërisë, ndikimin e saj dhe marrëdhënien me Kosovën, Majko dhe se Shqipëria e bëri punën e saj duke dërguar dy ministra atje që sipas tij është një gjest i barabartë me shpalljen e një dite zie.

Më pas ai shtoi se në këto momente duhet të tregohemi të kujdesshëm me bashkëpunimin me Kosovës, pasi akuza kryesore e Serbisë në këto momente do të ishte “Shqipëria e Madhe”.

Nuk ka patos nga pala shqiptare. Qeveria shqiptare bëri punën e vet, dërgoi dy ministrat atje, që është e barabartë me shpalljen ditën zie.

Tani që flasim shteti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës duhet të kenë një diferencë. Për mënyrën se si na shohin. Ku akuza kryesore  që Serbia do të artikulojë në këto momente, për një mënyrë të ngjeshur të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë “Shqipëria e Madhe”.

Gjuha e kujdesshme e Shqipërisë, pozita e saj në KSH, qenia në qendër të gjeneratorit të procesit të integrimit për Rajonin, ne na e ka dhënë golin edhe pa gjuajtur topin.

Mos merremi me atë që duket, ndonjëherë që ajo që nuk duket ka më shumë rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Dihet që zinë, por e përjetojnë në të gjithë ato vende ku ka shqiptarë, pa ulur flamurin në gjysmë shtizë dhe kjo ka shumë rëndësi, sepse ata po rikrijojnë veten e tyre” shtoi Majko.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!