Pika kufitare në Bërnjak është mbyllur për hyrje nga Serbia. Mbyllja vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e para të mëngjesit u vra një polic dhe u plagos një tjetër.
Drejtuesit e lartë të shtetit në Kosovë kanë dënuar sulmin që sipas të cilëve është orkestruar nga Serbia ndërsa kanë bërë thirrje që autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë të vihen para drejtësisë.
Polici i vrarë është identifikuar si Afrim Bunjaku. Ai mbeti i vrarë pas sulmit në Leposaviç, ku persona të armatosur bllokuan rrugën me dy kamionë dhe më pas qëlluan në drejtim të makinës së policisë.