Vrasja e policit në komisariat, PD: Policia e shtetit e degraduar, krimi është fuqizuar, Çuçi të japë dorëheqjen

schedule14:37 - 24 Maj, 2022

schedule 14:37 - 24 Maj, 2022

Deputeti demokrat Flamur Noka në një deklaratë për mediet u ndal te dy ngjarjet e rënda që tronditën opinionin publik mbrëmjen e djeshme  ku një polic vrau kolegun në komisariatin nr.3 kurse një tjetër plagosi personin me të cilin po pinte në një lokal në orarin e punës.

Noka u shpreh se policia e shtetit, e  cila duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve, sot është një nga organizatat më të degraduara të shtetit.

Noka i bën thirrje ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi që të japë dorëheqjen.

Noka: Policia e shtetit e cila duhet të garantojë me ligj sigurinë e qytetarëve shqiptarë sot është një nga organizatat më të degraduara të shtetit shqiptar. Vrasja e policit mbrëmë në mes të Tiranës, brenda komisariatit si dhe plagosja me armë e një qytetari nga një polic tjetër janë tregues të degradimit që qeveria e Edi Ramës i ka shkaktuar organizatës së policisë së shtetit. Gjatë 9 viteve të Ramës në pushtet policia e shteti është dobësuar, krimi është fuqizuar. Policia e shteti është vendosur në shërbim të trafikut të drogës, në shërbim të mbjelljes së kanabisit dhe në shërbim të çdo grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte pushtetin për të vjedhur vota. Vrasja brenda komisariatit është e padëgjuar më parë. Është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, i cili ka zëvendësuar Policinë e Shtetit me militantë, që nuk njohin ligjin, nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe kanë degraduar në një pikë të pakthyeshme besimin e qytetarëve tek policia.

Lexo edhe: “Po ik o qorr”, si u vra polici 55-vjeçar për fjalë goje, efektivi nxori armën dhe e qëlloi: Ulni kokat ju të tjerët

Duke shprehur keqardhjen familjareve te viktimës dhe duke i uruar shërim te shpejte te plagosurit, Partia Demokratike dënon me ashpërsi ngjarjet e ndodhura mbrëmë në 2 komisariatet e policisë. Të dyja ngjarjet kanë përgjegjës. Nuk janë vetëm ata që kanë kryer krimin drejtpërsëdrejti. Ata janë pasqyre e një sistemi të kalbur e të degraduar nga eprorët e tyre politikë. Më së paku, sot dorëheqjen duhet ta japë Ministri i Brendshëm. Gjatë drejtimit të tij, në komisariate po vriten policët, po digjen papritur komisariatet me të arrestuar brenda, po gjoja vetëvriten të arrestuar të tjerë. Ministri i Brendshëm nuk ka çfarë të presë më! Ai nuk është në këtë detyrë për të bërë policin e trafikut dhe për të urdhëruar shtetrrethim, kur në Tiranë luhet futboll!/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!