Gjykata për Krimet e Rënda dënon me burgim të përjetshëm David Qosajn.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra dhe tentativën e vrasjes së dy kolegëve të tij. Ngjarja ndodhi në 2 shtator 2016 pranë banesës së të pandehurit në Torovicë të Lezhës, gjatë një operacioni policor për arrestimin e tij.
Sipas gjykatës, Qosaj duhet ta vuajë dënimin e rëndë në një burg të sigurisë së lartë. Gjatë gjykimit, i pandehuri iu nënshtrua një akt-ekspertimi psikik. Ekspertët vlerësuan se i pandehuri vuan nga çregullime të personalitetit, por se ai është i përgjegjshëm mendërisht./abcnews.al