55 vjeçari, Naim Muliu, ka rrëfyer i penduar para kolegëve të tij në polici se përse qëlloi dy herë mbi shokun e tij Ardian Roqi, mbrëmjen e djeshme në Dibër. Dy specialistët e Seksionit të Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë e Policisë Dibër kishin drekuar së bashku para krimit.
I penduar për krimin, Naim Muliu, punonjës policie, Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër rrëfeu pse e vrau kolegun e tij kur po udhëtonin bashkë në makinë.
55 vjeçari u dorëzua vetë në polici. Nuk doja, gjithçka ndodhi në sherr, u tha ai kolegeve që i vendosën prangat dhe e futën në qeli.
Ardiani më shau nënën. Mua s’më ka fyer askush deri më sot, aty e kam qëlluar”, ka dëshmuar autori, i cili në momentin e krimit ishte pasagjer në makinën e policisë.
Ngjarja ndodhi në Maqelllare, rrugës për në Peshkopi.
Më herët, të dy burrat kishin qenë në Diber të madhe për drekë dhe kishin konsumuar dhe alkool.
Momentin kur ndodhi sherri verbal, autori i kërkoi shokut të ndalonte makinën. Aty e qëlloi dy herë në fyt.
Më pas e mori të plagosurin dhe e dërgoi vetë në spital.
Nga Peshkopia polici Ardian Roqi u dërgua në spitalin e Tiranës, por nuk mundi teë mbijetojë.
Autori njoftoi vetë policinë ku dhe tregoi gjithçka kishte ndodhur me shokun e tij 50 vjeçar./abcnews.al