Ulet dënimi për Arbër Paplekajn/ Apeli e dënoi me 7 vite burg, fajtor për vrasje në kushtet e tronditjes psikike

schedule16:17 - 1 Korrik, 2024

schedule 16:17 - 1 Korrik, 2024

Gjykata e Apelit të përgjithshëm ka dënuar përfundimisht me 7 vite burg Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, më 25 Prill të 2021 në Elbasan.

Ndryshe nga gjykata e Elbasanit që  gjeti fajtor për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese dhe e dënoi me 22 vite heqje lirie, apeli e dënoi përfundimisht për akuzën e vrasjes në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Vendimi i së hënës erdhi pas 2 akt ekspertizave hetimore që e bindën gjykatën se ish-efektivi i forcave Renea kishte vepruar në kushtet e tronditjes së rëndë psikike në momentin që qëlloi për vdekje Pjerin Xhuvanin. Në të njëjtën kohë gjykata e apelit ndryshoi vendimin edhe për 2 ish-nëndrejtorët të e policisë së Elbasanit dhe 6 efektivëve të forcave Shqiponja, duke i shpallur të pafajshëm. Gjykata e Elbasanit i kishte dënuar ish-zyrtarët e policisë me 1 vit shërbim prove, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në 21 Prill të vitit 2021, katër ditë para zgjedhje të përgjithshme Parlamentare pas një konflikti të nisur në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Shkak u bënë dyshimet se një person po shpërndante para për sigurimin e votave për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare. Kjo solli përplasje me strukturën për mbrojtjen e votës nga Partia Demokratike, pjesë e së cilës ishte edhe Arbër Paplekaj.

/abcnews.al/