Vrasja e palestinezes në Tiranë/ Zbardhen detaje, ja pista e re ku janë shtrirë hetimet

schedule11:46 - 7 Mars, 2025

schedule 11:46 - 7 Mars, 2025

Vrasja e 24-vjeçares Rayyan Alwan dyshohet se ka ndodhur për çështje nderi. Policia gjermani i ka dërguar disa informacione palës shqiptare në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares.
Burime për Abc News thanë se sipas verifikimeve rezulton se më datën 26 shkurt, të këtij viti një ditë para zbardhjes së ngjarjes në Tiranë, nëna e viktimës ka bërë një kallëzim në polici, në Gjermani pasi ka pretenduar se shantazhohej me një video intime të vajzës së saj, ku në këmbim i kërkoheshin para.

Nëna e 24-vjeçares është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që pas këtij shantazhi të qëndronte vet vajza, këtë gjë e ka dyshuar për shkak se vajza më herët ka dërguar disa shuma parash, por ka dashur ti kryejë veprimet e vetme, çka ka bërë që nëna të ketë dyshime.

Teksa shprehet se ka qenë në dijeni që bashkëshorti i saj me vajzën kanë udhëtuar në Shqipëri më 19 shkurt, gjatë këtij udhëtimi dyshohet se vajza e ka vënë në dijeni babain e saj për videon me të cilën po shantazhohej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!