Vrasja e oficerit të RENEA-s në Lazarat, vendimi përfundimtar në 20 nëntor

schedule16:57 - 6 Nëntor, 2018

schedule 16:57 - 6 Nëntor, 2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka përfunduar shqyrtimin e ankimit të 11 të akuzuarve të dosjes “Lazarati 2”, të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në vitin 2015.

Pasi është njohur me konkluzionet përfundimtare të palëve, gjykata është tërhequr në dhomën e këshillimit për shpalljen e vendimit përfundimtar. Seanca ku do të shpallet ky vendim është caktuar në 20 nëntor 2018. Në mars të këtij viti Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda deklaroi fajtorë të gjithë të pandehurit, duke dhënë dënim me burg përjetë për Arbion Alikon dhe Bajram Boçin dhe dënime të tjera nga 9 në 35 vite burg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!