Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vrasjes së oficerit të krimeve Saimir Hoxha paraditen e sotme në Vain të Lezhës. Ai shkruan se nuk ka ngushëllim që shuan dhimbjen për njerëzit e tij të afërt.
“Humbja e jetes se nje punonjesi policie, baba i dy femijeve, ishte e tepert.. Nuk ka ngushellim qe e shuan dhimbjen per familjen e Saimir Hoxhes, per miqte, shoket apo koleget e tij…
Nje YLL tjeter, i shtohet memorialit te zi, te “Deshmoreve te Atdheut” nga radhet e Policise se Shtetit….
Mos e çoni dem, sakrificen, jeten dhe gjakun, e ketyre burrave rene ne krye te detyres nga plumbat e krimit…”, shkruan Artan Hoxha. m.v/abcnews.al