SHËNGJIN- Një ditë pas vrasjes së Ardian Nikulajt është bllokuar një motor i ngjashëm me atë që përdori vrasësi.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra thotë se motori është bllokuar në Tiranë, me targa të ndryshuara, por me pamje të ngjashme me të autorit të krimit.
Aktualisht po kryhen verifikime për të gjetur gjurmë gishtash. I kamufluar si “korrier”, autori hyri në ambientet e lokalit të Nikulajt dhe e qëlloi shtatë herë me pistoletë. Si pasojë e të shtënave humbi jetën biznesmeni 52-vjeçar, ndërkaq hetimet janë shtrirë në disa pista, por më kryesorja është ajo e hakmarrjes.
Policia e Lezhës ka nisur verifikimet intenisve, por deri tani nuk ka ende prova bindëse që do të çojnë deri në gjurmët e ekzekutorit të Nikulajt./n.m.abcnews.al