Vrasja Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur më 15 gusht 2012 ka çuar në katër numrin e personave të arrestuar.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se është arrestuar edhe Klajdi Dukoli, i cili mësohet se ka qenë në rolin e vëzhguesit në zonën ku do të realizohej vrasja.
Dukoli është arrestuar nga skuadra operacionale. Dukoli njihet edhe si mik i ngushtë i Elvis Bardhit dhe Etjen Canit.
Klajdi Dukoli., i arrestuar
Lexo edhe: Si ndodhi ekzekutimi i babë e bir 8 vite më parë! Beqiri një ndër personat që vranë Sokol Çapjan
Arrestimi i Klajdi Dukoli është realizuar pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi.
Ervis Bardhi, i penduari i policisë ka përmendur emrin e Klajdi Dukolit si person që përpara vrasjes, deri në momentin e kryerjes së saj ka qenë në rolin e vëzhguesit, në emër të familjes Çapja.
Ervis Bardhi
Etjen Cani, i arrestuar në Itali
Të dy këta persona, Ervis Bardhi dhe Etjen Cani dyshohet se kanë qenë personat e vetëm që kishin akses për të hyrë tek familja ky edhe u realizua vrasja. Etjeni Cani nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer vrasjen.
Sakaq veprimet janë kryer nga nje grup i posacëm, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Shtetit.
Gjithashtu burime nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se në vijim priten të kryhen veprime të tjera në lidhje me këtë ngjarje.
Pritet që të arrestuarit, masa e sigurisë t’i komunikohet në vijim sepse ka një vendim gjykate, ku Gjykata e Elbasanit në mungesë ka vendosur të caktojë masën e “arrest në burg” në akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.
Jorgo Leku është edhe autori i vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit , i arrestuar në Athinë. Ndërsa Etjen Cani dhe Ervis Bardhi ishin bashkëpunëtorët e Jorgo Leku.
Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.
/abcnews.al/