Vrasja e nënës në Korçë, i biri vazhdon të mos e pranojë krimin

schedule13:43 - 5 Mars, 2019

schedule 13:43 - 5 Mars, 2019

Policia ka zbuluar sesi është vrarë 84 vjeçarja në Korçë për të cilën në pranga është djali i saj. Por i dyshuari edhe pse thuhet se ka telefonuar vëllain menjëherë pasi ka vrarë nënën në polici nuk pranon aktin.

84 vjeçarja Nazime Demollari, vdiq nga dhuna e egër e djalit. Në këtë konkluzion kanë arritur  ekspertët mjeko-ligjorë, raporti i të cilëve ka zbuluar, se e moshuara kishte hematoma dhe plagë të thella në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilat janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta.

Pas debatit verbal me të ëmën, paraditen e së hënës, mësohet se Nesim Demollari, në gjendje të dehur,e ka rrahur për disa minuta me grushta dhe sende të forta, si pasojë e të cilave 84 vjeçarja gjeti vdekjen në banesën ku jetonte prej vitesh me të birin, që i mori jetën.

Burime nga grupi hetimor, i thanë ABC News, se autori i krimit, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës, ka mohuar gjatë marrjes në pyetje, vrasjen e të ëmës, duke deklaruar se 84 vjeçarja ishte rrëzuar vetë dhe për pasojë, kishte humbur jetën.

Edhe pse menjëherë pas krimit Nesim Demollari i ka telefonuar të vëllait në Tiranë, duke i pohuar se kishte vrarë nënën, para grupit hetimor,vazhdon të mbajë qendrim mohues, duke mos rrëfyer as motivin,që e shtyu drejt aktit kriminal.

84 vjeçarja Nazime Demollari u gjet e pajetë të hënën në banesën e,saj neë lagjen 14 të Korçës, ndërsa policia arrestoi si të dyshuarin e vetëm, të birin 64 vjeçar,i cili prej vitesh ishte i alkoolizuar dhe ushtronte dhunë mbi të ëmën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!