Vrasja e ndërtuesit, “zhduken” gëzhoja dhe plumbi/ Softa: Rënia e trupit të viktimës tregon drejtimin e qitësit

schedule13:20 - 14 Nëntor, 2024

schedule 13:20 - 14 Nëntor, 2024

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa komentoi në “News Line” në ABC News, ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku u plagos me një plumb në kokë 52-vjeçari Eduart Reçi.

52-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Gjatë intervistës, eksperti i sigurisë u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë dhe se që nga janari janë kryer të paktën 5 atentate, që enden kanë mbetur pa autorë.

Softa u ndal tek dinamike e ngjarjes së ndodhur një natë më parë, dhe të dhënat e deritanishme, ku pavarësisht hetimeve në vendin e ngjarjes nuk është gjetur gëzhojë.

Ai shpjegoi se rënia e trupit të viktimës tregon drejtimin e qitësit, duke shtuar se nëse goditja ka qene në distancë, rreth vendit të ngjarjes nuk mund të gjesh gëzhoja.

“Ngjarja është e rëndë është atentati i 5 që nga janari e deri në momentin që flasim. Të 5 pa autorë. Ky atentat ngjason me atentatit që iu bë Sinomatit në Vlorë. Fakti që nuk gjenden gëzhoja, plumbi ka disa elementë. Por mund të merret këndi i goditjes për të parë se në çfarë pike ka qenë dhe mund të kërkohen kamera për të parë nëse ka pasur persona në lëvizje. Apo për të kuptuar nëse mund të jenë marrë ambiente me qera. Fakti që goditet në një orë të caktuar ka qenë e mirë studiuar, pra nuk mund të jetë një ngjarje e rastit, por mund të jetë planifikuar për një kohë të gjatë. Mund të jenë konkurrenca apo konflikte shkak për këtë ngjarje, por për këtë duhet të hetohet nga ana e grupit hetimor. Nëse goditja ka qene në distancë rreth vendit të ngjarjes nuk mund të gjendesh gëzhoja. Nga mënyra e rënies së trupit tregon drejtimin e goditjes, pra nga pamjet bëhet një lloj përcaktimi në ç’drejtim godet qitësi. Duke përcaktuar drejtimin merr në këqyrje të gjithë objektet”, tha më tej Softa.