Apeli në Tiranë la në arrest në burg Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 5 dhjetorit te Gjykatës së Shkallës Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Por siç bënë me dije burimet, apeli ndryshoi vetëm njërën pikë, në lidhje me vleftësimin e arrestimit në flagrance për personin nen hetim Xhino Ago që e shpalli të paligjshëm, mbasi nuk është prangosur në flagrancë. Ago dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhalla.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 30 nëntor 2025 në Elbasan. Biznesmeni Mondi Mëhalla u qëllua me armë zjarri sapo doli nga zyra e tij, duke marrë tre plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Viktima ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe një rrjeti taksish në qytet./abcnews.al


